Lufta/ Rusia shkatërron mbi 50 vende historike të Ukrainës, objektet fetare dhe muzetë

Agjencia kulturore e OKB-së, UNESCO ka bërë të ditur se që nga fillimi i luftës Rusia ka shkatërruar të paktën 53 vende historike, ndërtesa fetare dhe muzetë ukrainas. UNESCO thotë gjithashtu se lista nuk është shteruese dhe ekspertët po vazhdojnë të verifikojnë vendet e tjera që mund të jenë dëmtuar.

Dëmtimi i 29 objekteve fetare, 16 ndërtesave historike, katër muzeve dhe katër monumenteve u verifikua duke përdorur imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

Më shumë se një duzinë prej vendeve janë në Kharkiv, një nga zonat në Ukrainë më të prekura nga sulmet e rusëve.

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendet apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit.