HISTORIKE/ Besimtarët myslimanë falin namazin e veçantë të RAMAZANIT pas 80 vitesh

Pas më shumë se tetë dekadash, namazi i parë i ’tarawih’, një namaz i veçantë i mbrëmjes së Ramazanit, është falur në Xhaminë e Madhe Hagia Sophia në Stamboll, Turqi.

Qindra besimtarë janë dyndur në xhami për të marrë pjesë në ngjarjen historike në natën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Hagia Sophia u kthye në xhami në vitin 1453 pas pushtimit të Stambollit. Vendi historik i adhurimit u shndërrua në muze në vitin 1934 dhe rifitoi statusin e xhamisë në vitin 2020.

Përveç të qenit xhami, Hagia Sophia është gjithashtu ndër destinacionet kryesore turistike të Turqisë dhe mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj, raporton TRT World.