Ishte duke рunuar рër bukën e gojës, ndërron jetë 26-vjeçari që e rrëzoi era e fortë nga tarraсa

Moti i keq ka përfshirë ditët e fundit gjithë vendin, ku nuk kanë munguar rreshjet e dendura dhe erërat e forta. Stuhia e fortë e erës k shkaktuar v iktimën e saj të parë në qytetin e Kuçovës.

Një 26-vjeçar, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.Majkell Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës shumë të fortë por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër rezultoi fatal për të riun nga Kucova. Ai u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportua urgjent drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai ju nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 26-vjecari nuk i mbijetoi dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Familjarët e djalit të tyre të vetëm kanë hapur sot dyert e mortit, për ta përcjellë 26-vjeçarin drejt banesën të fundit.

Një ngjarje shumë e trishtë që ka përlotur gjithë qyeteraët e Kucovës. Nuk ka gjë më të dh imbshme sesa të shkosh në punë për të nxjerrë bukën e gojës dhe të mos kthehesh i gjallë në shtëpi.