Këngëtarja shqiptare bën festë të madhe për ditëlindjen e qenit

Shprehja “jetë qeni” që përdoret herë pas here nga njerëzit ka kuptimin e jë jetë të vështirë plot me vuajtje dhe sakrifica, por jo gjithmonë është kështu sepse nga dhe ata “qenë” që bëjnë jetë luksoze, sic është qeni i Bleona Qeretit.

Këngëtarja ka bërë një festë të madhe për ditëlindjen e qenushit të saj Johnny dhe videon e ka publikuar në Instagram. Me organizimin e një darke ku të pranishëm janë personat më të dashur për të dhe me qenushin në qendër të vëmendjes, këngëtarja ka treguar sa speciale ka qenë kjo ditë për të dhe familjen e saj.

Për Johnny-n kishte dy torta, këngë dhe shumë dashuri, ndërsa urimet nuk kanë munguar nga personazhe publikë dhe fansa të Bleonës.Bleona merr shumë vëmendje të hënave kur shfaqet në ‘Love Story’ dhe të gjithë i kanë sytë te kombinimi i saj i veshjeve. Prej javësh ajo na ka treguar se është adhuruese e materialit latex dhe duhet thënë që i shkon shumë.Edhe këtë të hënë një detaj të tillë e pati në veshjen e saj. Ajo ka zgjedhur një crop top latex në ngjyrë të kuqe të Atsuko Kudo Couture.

Vlera e saj në web është 229 paund.Ajo ka veshur gjithashtu Balenciaga pantashoes që kanë një vlerë afërsisht 1300 dollarë dhe rrip Valentino me vlerë 750 euro. Nuk kanë munguar as bizhuteritë e floririt.