U tha se Рutini vuan nga kanсeri në tiroide, deklarohen nga Kremlini

Kremlini ka mohuar zërat se presidenti rus, Vladimir Putin vuan nga kancеeri në tiroide.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov ka thënë se lajmet që e donin Putinin të sëmurë me ka ncer janë të rreme, raporton la Republica duke cituar median ruse, Prdavda.

Më herët media e pavarur ruse Proekt publikoi një artikull ku shkruhej se Vladimir Putin ka vizituar disa herë mjekun specialist të kancerit. Sipas investigimit të bërë nga Proekt rezultonte se Kremlini ka fshehur informacione për shëndetin e Vladimir Putin që prej fillimit të mandatit të tij.

Proekt shkruan se mjekët që kanë vizituar Putinin, për një periudhë të gjatë në të cilën ai me sa duket kishte probleme me shpinën, konfirmojnë se së fundmi është konsultuar me një specialist për kancerin e tiroides, i cili e ka vizituar 35 herë në Soçi që nga viti 2017.

Sipas ekipit të gazetarëve, është e mundur të gjesh në internet, falë një faqeje prokurimi publik me akses falas, dokumente me emrat e mjekëve dhe datat e akomodimit të tyre në hotel për katër vjet, nga viti 2016 deri në vitin 2020, pikërisht në Soçi.

Del qartë se mjekët kanë fluturuar në mënyrë specifike për Putin. Datat përkojnë me kohën e vizitave zyrtare të Presidentit në Soçi. Otolaringologët Shcheglov dhe Igor Esakov, si dhe kirurgu Yevgeny Selivanov, janë ata që e kanë kontrolluar më të shpesh Putin. Për shembull, Shcheglov fluturoi në Sovvi 59 herë në katër vjet dhe qëndroi me të për 282 ditë.

Sipas Projekt, kjo gjë shpjegon edhe faktin se pse Presidenti gjatë pandemisë Covid-19 ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mbajtur distancën, edhe gjatë takimeve zyrtare, për të mos rrezikuar të infektohej./abcnews.al/