Është koha e “kthimit në normalitet”

Duke filluar nga sot, të gjitha rregullat që lidhen me C ovid-in janë hequr në shtetin e Zvicrës, njofton albinfo.ch.

Masat që mbetën në fuqi pas lehtësimit fillestar më 17 shkurt, përfshirë detyrimin për të bartur maska ​​në transportin publik dhe në institucionet e kujdesit shëndetësor, si dhe për t’u izoluar pas testimit pozitiv, tani janë hequr.

Pranvera dhe vera do të jenë “pa rregulla” (të paktën në lidhje me C ovid-in), por vetëm koha do të tregojë për sa kohë.