Nga sot ndryshon paga minimale, rrogat deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatime

Duke filluar nga dita e sotme, paga minimale në vendin tonë nuk do të jetë më 30 mijë lekë por 32 mijë lekë. Vendimi i qeverisë ishte parashikuar që të hynte në fuqi në datën 1 Korrik por si pasojë e rritjes së çmimeve dhe krizës së shkaktuar prej luftës në Ukrainë ai hyn fuqi që ditën e sotme.

Me ndryshimin e pagës minimale sot hyn në fuqi dhe ndryshimi i taksimit progresiv të pagave, ku sipas ligjit të ri të gjitë ata që marrin deri në 40 mijë lek nuk do të paguajnë tatim, ndërsa ata që marinn 30-50 mijë lek do të tathen 6,5 % nga 13% që ka qenë deri tani.

Ndërkohë të gjithë qytetarët që kanë pagë mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13% tatim, teksa 13% paguanin qytetarët që merrnin nga mbi 30-150 mijë lekë, ndërkohë qeveria ka vendosur që pagat mbi 200 mijë lekë të tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte që pagat mbi 150 mijë lekë tatoheshin 23%.

“Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1prilli2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shu1na e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për 9do qytetar.

Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv.

Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit”, thuhet në aktin normativ të ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat që tanimë ka hyrë në fuqi