Pamja e re e Elton Ilirjanit\ E kam ndikim nga bashkëshorti im.

Gjatë një bisede të këndshme në “Rudina” në Tv Klan, Elton Ilirjani u shfaq me një pamje shumë ekstravagante. Flokë kaçurrelë të fryrë, syzet karakteristike, vathë floriri për të cilët zbuloi se i ka krijuar vetë dhe një fustan në të njëjtën ngjyrë. Me shumë entuziazëm, Eltoni tregoi edhe burimin e frymëzimit për ndryshimin e flokëve.
Elton Ilirjani: E kam ndikim nga bashkëshorti im.

Rudina Magjistari: Bashkëshorti yt? Je martuar? Elton, më fal se do të të kisha uruar që në fillim, por këtë nuk e dija. Më paska shpëtuar si lajm, do të të kisha uruar që në fillim. Urime, jetë të lumtur!

Elton Ilirjani: Faleminderit. Bashkëshorti im është afro-amerikan, është i dashuruar pas këtij stili dhe unë gjithashtu.

Rudina Magjistari: Dhe dukesh bukur, të shkojnë. Ndoshta në një intervistë tjetër, mund t’ju kemi edhe të dyve bashkë apo jo?

Elton Ilirjani: Patjetër.