Pamje që tregojnë momentin kur “Ukraina shkatërron depon e karburantit, në sulmin e parë ajror në territorin rus”

Një zjarr në qytetin rus Belgorod, përkatësisht në një depo karburanti atje, thuhet se ka ardhur si pasojë e një sulmi ajror nga helikopterët ukrainas.

Kjo, siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, është një moment i veçantë pasi sulmi – nëse vërtetohet – përfaqëson herën e parë që forcat e Ukrainës kanë kaluar kufirin për një sulm ajror në Rusi që nga fillimi i konfliktit – dhe do të shihet gjerësisht si një poshtërim për Moskën.

Kjo u konfirmua nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili tha se fluturakja kaloi kufirin në lartësi të ulët dhe se zjarri që rezultoi plagosi dy punëtorë.

Ekspertët kanë shprehur habi për dështimin e forcave të Vladimir Putinit për të arritur dominimin ajror deri më tani në konflikt dhe disa madje kanë sugjeruar se ky sulm mund të jetë sulmi i parë ajror në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sky News shkruan se aktualisht po përpiqet të verifikojë pamjet. /Telegrafi/