“Si mund të rroj pa të”; Këngëtari vdeѕ vetëm 33 vjec, рartnerja në рritje të ëmbël!

Një tumor i paoperueshëm në tru i mori jetën në moshën vetëm 33 vjecare këngëtarit britanik, Tom Parker. Mediat vendase shkruajne se ai nuk arriti ta fitonte dot betejën me glioblastomën, kancer terminal në tru.

Ai e mësoi sëmundjen e vet të rëndë pikerisht në kohën kur e shoqja ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Ishte ajo vetë që e pohoi lajmin tragjik.

“ Konfirmojmë se Tom ndërroi jetë paqësisht më herët sot me gjithë familjen e tij pranë. Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë dhe ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë energjike.

Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë, mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij”, shkroi Kelsey.