“Njerëzit kanë harruar përse jetojnë”, Hoxhë Ahmed Kalaja shpjegon synimin e Ramazanit

Hoxha Ahmed Kalaja në prag të nisjes së Ramzanit është shprehur se synimi nuk është të qëndrojmë vetëm pa ngrënë dhe pa pirë, por të bëhëmi “njerëz”.“Synimi i Ramazanit nuk është vërtet të rrimë vetëm pa ngrënë dhe pa pirë, por mbi të gjitha të bëhemi njeri”, kështu u shprehur Hoxhë Kalaja në studio.

Më tej ai tha se Agjërimi ka mbetur një traditë shumë e rëndësishme në vendin tonë, ku ende respektohet nga masa.

“Njerëzit kanë harruar të jenë njerëz, është bërë çdo gjë material. Synimi kryesor i Ramazanit është që me Allahun dhe njerëzit të jemi në rregulltë, mos ti hyjmë në hak askujt. Çdo besimtarë kur Agjëron synon që ti falen gjynahet, apo të ketë mbarësi në jetë, por qëllimi i Ramazanit nuk është vetëm kjo, por të përmirësohemi në edukatën tonë. Agjërimi është mburojë, kur njerëzit janë agjërueshëm nuk duhet të ofendojnë dhe mbi të gjitha nuk duhet të ‘bërtasin”, u shpreh Kalaja.

Ndërsa, për Hoxhë Kerën, Ramazani mbahet me vullnet të plotë dhe jo nga impenjimi i të të tjerëve.

“Ramazani është një përvojë individuale, është një mundësi që vjen me vullnet të lirë dhe jo nga impenjimi që ta bën dikush. Por, është vullnet i lirë, që vjen nga vetja e rikthehet tek vetja. Duhet një motiv, por duhet hyjnorë dhe jo nga toka.

Agjërimi është një traditë që është për tu habitur, që vjen nga një traditë që ende ruhet tek ne në masë. Është Iftari, kur pyesim njerëzit nëse erdhi koha për ta çelur, është një emocion i veçantë. Unë vij nga një familje myslimane, dhe kam Agjëruar që i vogël, të Agjërosh do të thotë të bësh një përpjekje për tu lartësuar, kjo ka të bëj me anën shpirtërore dhe pasurimin vetjak, jo në aspektin e materialit”, u shpreh Kera.