




I ftuar sot në një intervistë me Skype për emisionin “Rudina”, Elton Ilirjani u shfaq me një pamje krejt ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim.
Duke folur për modelin afrikan të flokëve, biznesmeni shqiptar zbuloi edhe se është martuar. I pyetur për këtë pamje të re, ai tha se është ndikuar nga bashkëshorti i tij.





“Bashkëshorti im është afro-amerikan dhe është i dashuruar pas këtij stili. Edhe unë gjithashtu”, -u shpreh ai.
Ilirjani nuk dha detaje të tjera, por i premtoi Rudina Magjistarit se në intervistën e radhës do të jetë bashkë me partnerin.