Lajm i mirë për çmimin e naftës, çbllokon rezervat e naftës, bie çmimi i saj

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, së shpejti do të njoftojë lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, e cila njofton se një milion fuçi në ditë do të lëshohen në treg nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ajo shpreson se masa do të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pasi dolën raporte se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj/tch