Furtuna pushton Vlorën, dy persona bien nga lartësitë – përfundojnë në spital

Furtuna pushton Vlorën, dy persona bien nga lartësitë – përfundojnë në spital

Bëhet e ditur se gjatë orëve të pasdites, në dy raste të veçanta, dy persona kanë rënë nga lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga kati i tretë.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia./A2 CNN