Putin nënshkruan dekretin: Nga nesër, ndërpritet furinizimi me gaz për “vendet armiqësore” nëse nuk e paguajnë me rubla

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar sot një dekret që i detyron kompanitë e gazit rus të pranojnë vetëm transferta në rubla ndaj shteteve të cilësuara nga Kremlini si “armiqësore”.

Dekreti hyn në fuqi nga dita e nesërme dhe shtetet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë nuk do të furnizohen me gaz nëse nuk paguajnë në rubla ruse.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Parisi dhe Berlini zyrtar, duke deklaruar se nuk do t’i pranojnë kushtet e Rusisë.

Pas lajmit për dekretin e firmosur nga Putin, çmimi i gazit në bursë ka arritur nivele të larta prej 1450 dollarë.