Çiftet homoѕ*kѕuale do të mund të martohen nga 1 korriku

Ligji i ri do të hyj në fuqi më 1 korrik
Megjithëse u pranua në një referendum në shtator 2021, Këshilli Federal më në fund sanksionoi martesën e të njëjtit seks në legjislacionin zviceran të mërkurën, duke hapur rrugën që ligji i ri të hyjë në fuqi më 1 korrik, përcjell albinfo.ch.

Nga kjo datë e tutje, çiftet homoseksuale do të mund të martohen, megjithëse procedura përgatitore për martesë mund të fillojë para kësaj date.

Çiftet e të njëjtit se ks do të jenë gjithashtu në gjendje të konvertojnë partneritetin e tyre të regjistruar në martesë: një deklaratë e thjeshtë e përbashkët te një zyrtar i gjendjes civile do të mjaftojë për të kthyer një partneritet aktual.