E RËNDË: ЅTUНIA rrëzon 26-vjeçarin nga çatia, 17-vjeçareѕ i bie deрozita në kokë (EMRI)

Në Kuçovë janë regjistruar dy ngjarje aksidentale për shkak të motit të keq, i cili ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 26-vjeçar teksa ishte duke montuar panelin diellor ka rënë nga çatia si pasojë e erës së fortë.

Mësohet se i lënduari është Majkëll Vrapi i cili menjëherë është dërguar në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, si pasojë e stuhisë së fortë,një depozitë uji është shkëputur nga çatija dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçe që ishte duke kaluar në rrugë.Vajza me inicialet S.K,është ngritur nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.