Filmi shqiрtar “Vdekja e kaIit” ѕhfaqet mes 20 filmave euroрianë, me titra në 6 gjuhë të huaja

“Vdeekja e kalit”, një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve, është përzgjedhur mes 20 filmave europianë për t’u shfaqur falas në kanalin arte.tv. Ky është një program publik europian për promovimin e kulturës.

Filmi me regji të Saimir Kumbaros do të shfaqet i përkthyer në 6 gjuhë të huaja, dhe ministrja Margariti e cila jep dhe lajmin, thotë se kjo është “Një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.”

“Një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve, “Vdekja e kalit”, prodhimi i vitit 1992, me regji të Saimir Kumbaros, i restauruar nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit me bashkëpunimin e Audio-Video-Film,

Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes, është përzgjedhur mes 20 filmave europianë që do të shfaqen falas për publikun, në programin “ArteKino Classics”, në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e Creative Europe”, shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Arte.tv përbëhet nga tre kompani të veçanta: Grupimi Evropian i Interesit Ekonomik me bazë në Strasburg, ARTE, plus dy kompani anëtare që veprojnë si qendra editoriale dhe të prodhimit të programeve, ARTE France në Paris (i njohur më parë si La Sept ) dhe ARTE Deutschland në Baden-Baden ( një filial i dy rrjeteve kryesore televizive publike gjermane ARD dhe ZDF).