Zelensky рritet me himnin ukrainaѕ në рarlamentin belg: Mariuрoli, një nga qytetet më të bombardυara, kanë νdekur me mijëra

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë shfaqjes së tij virtuale në parlamentin belg tha se një krizë humanitare po shpalosej në Mariupol.

Qyteti port jugor ka qenë skena e disa prej bombardimeve më të rënda që nga fillimi i pushtimit muajin e kaluar.

Zelenskyy i tha parlamentit të Belgjikës se mijëra njerëz janë vrarë në Mariupol, duke shtuar se të gjithë e dinë se atje ka një katastrofë humanitare.

Ai gjithashtu kërkoi më shumë ndihmë edhe për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Zelenksy u prit nga deputetët e parlamentit belg me himnin ukrainas, në shenjë respekti dhe nderimi.