I “mbуtur” nga varfëria/ 16-vjeçari ѕhqiptar merr i vetëm rrugën рër në Itali, troket te karabinierët dhe u kërkon ndihmë

Një 16-vjeçar shqiptar ka trokutur në derën e karabinierëve në Itali, duke u kërkuar atyre ndihmë.

I mituri raportohet se është nisur nga Shqipëria drejt Italisë, i nxitur nga kushtet e vështira ekonomike. Pas një udhëtimit të gjatë disa ditor, me mjete rastësore dhe autobusë, ai mbërriti në Itali, por në pamundësi për t’u orientuar vendosi të kërkojë ndihmën e policisë.

Përkthyesi tha se i riu shqiptar ishte nisur nga Tirana, duke ikur nga situata e vështirë ekonomike në familjen e tij, raportojnë mediat italiane.

Ai u mirëprit nga karabinierët të cilët i ofruan ndihmë dhe vunë në dijeni shërbimet sociale të bashkisë Monte San Savino po ashtu edhe Prokurorinë Publike për të miturit. Aktualisht, i riu shqiptar i është besuar komunitetit Don Bosco.