Çmimi i naftës ra ndjeshëm sot pasi Rusia tërhoqi trupat nga Kievi

Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë për fuçi, pasi Rusia tërhoqi trupat nga Kievi dhe Chernihiv
Çmimi i naftës ra ndjeshëm sot, pasi Rusia tregoi se do të reduktojë sulmin e saj në Ukrainë.

Nafta amerikane ra me 6.4% në 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror, humbi 5.4% në 106.43 dollarë për fuçi.

Kujtojmë se pas bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës sot, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev dhe Chernigov.

Zyrtari rus tha se ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe krijimin e kushteve të nevojshme për negociata të mëtejshme”.