Ja tre mrekuIIitë e mëdha që kanë te Kisha e Laçit: Një burrë e zuri gjumi në aItar

Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit janë me të vërtet të pabesueshme dhe kanë tisin e hyjnores. Por ata kanë ndodhur.Ndaj dhe ai vend është kthyer në një vend ku shqiptarët betohen si për atdhe dhe flamur.

Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit. Sepse ai vend është aq i shenjtë sa përbën kultin e Zotit për Shqipërinë. Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm takohen me hyjnitë, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje.

Besimtarët shkojnë për 12 të marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit që është dhe vd ekja e Shën Ndout, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi.

Dhe ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri. Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti.