Nuk po shihte dhe nisi t’i binte lëkura: Miliarderi rus Abramovich руeti “a do të vdeѕ” paѕ heImimit

Roman Abramovich ka pyetur i shastisur nëse do të vdes, pas helmimit me kimikatin vdekjeprurës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Oligarku miliarder rus thuhet se nuk po shihte për disa orë dhe se po i binte lëkura në fytyrë dhe në duar, pasi mori pjesë në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan britanikja “The Sun”.

Simptomat që kishte Abramovich ishin kaq të rënda, saqë një fazë i pyeti shkencëtarët që po e ekzaminonin “a po vdesim?”, ka thënë për “New York Times”, një person i pranishëm aty, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, mediat raportuan se ai dhe dy negociatorë ukrainas patën simptoma të ngjashme, menjëherë pas takimit me Rusinë dhe dyshohej se ai dhe ukrainasit janë helmuar.

Dyshohet se Abramovichit dhe dy negociatorët ukrainas kanë ngrënë ëmbëlsira të helmuara. Eksprtët, të cilët i citon the Sun, kanë thënë se nuk ka të bëjë me ndonjë alergji, apo helmim nga ushqimi, por me përdorim të kimikatëve të rrezikshme.

Miliarderi rus është shfaqur të martën në Stamboll, ndërsa ajo është vërejtur ishte skuqja e syve të tij.

Pronari i klubit anglez “FC Chelsea” është përballë me sanksione të rënda, prej kur Rusia ndërhyri me forca ushtarake në territorin e Ukrainës, më 24 shkurt.