Më të dashuruar se kurrë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mes puthjeve dhe shëtitjeve në Los Angeles (FOTO)

Nëse nuk do të ishin yje që zotërojnë miliona dollarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ngatërroheshin lehtësisht me një çift të zakonshëm që po lufton me rutinën ditore familjare.

“Bennifers” u fejuan sërish, 17 vjet pas përfundimit të lidhjes së parë, në pranverën e vitit 2021dhe që atëherë nuk janë ndarë kurrë nga njëri-tjetri.

Pas martesave dhe lidhjeve të dështuara, të dy tani jetojnë një dashuri më të madhe… duke e shprehur kudo si fëmijë të lumtur.

Pikërisht në rrugët e Los Anxhelosit paparacët kanë fiksuar momentet e dashurisë dhe të përditshmërisë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Benniferët shfaqen dorë për dore, shkëmbejnë puthje në trotuar, buzëqeshin me fotografët.

Lumturia e tyre mund të shihet nga të gjithë. Fotot e të dyve duke u përqafuar në makinë dhe duke i dhënë biskota njëri-tjetrit kanë bërë xhiron e botës. JLo e shikon Benin me ëmbëlsi, ndërsa ai konsumon një biskotë, teksa paparacët i fotografojnë.