Afro 30 për qind e popullatës në Maqedoninë e Veriut janë shqiptarë

Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 29.5 për qind shqiptarë, prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë, ka konfirmuar Enti Shtetëror për Statistika, pas procesit të regjistrim të popullsisë, përcjell albinfo.ch.

“Popullsia e regjistruar është 2.097.319 qytetarë. Rezidentë janë 1.836.713 qytetarë, ndërsa 206.606 janë jorezidentë”, ka thënë drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simonovski.

Në shifra i bie që nga gati 2.1 milionë banorët e regjistruar në Maqedoni, gati 620 mijë prej tyre janë shqiptarë.

54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 3.98 për qind turq, 2.36 romë, 1.18 serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.