Shqiptarët thonë se ka ndërhyrje estetike, por Arjola Demiri shkëlqeka edhe pa ‘make up’

Shqiptarët thonë se ka ndërhyrje estetike, por Arjola Demiri shkëlqeka edhe pa ‘make up’
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, së fundi është përfolur për paraqitjen e saj të jashtme. Ka shqiptarë që kanë postuar një video të saj të hershme.

Aktorja shqiptare pëlqehet shumë nga publiku, por në atë video ishte e dukshme se ajo ka bërë ndërhyrje në hundë. Shpesh, komentuesit i shkruajnë se pa ‘make up’ nuk duket gjë.

Në fakt, nuk është e vërtetë. Në disa imazhe të publikuara ditë më parë në Instagram, Arjola Demiri dukej tejet bukur, por njerëzit nuk ngopeshin me komente negative.Ata shkruanin se ajo ose ka bërë ndonjë ndërhyrje, ose ka përdorur Photoshop.

Në të vërtet duket se magjia e make-up ka qenë arsyeja e shkëlqimit të aktores, e cila përtej të gjithave, mbetet e bukur dhe e hijshme pavarësisht ndërhyrjeve.Siç shihet në këto foto, Arjola shfaqet pa ‘make up’, dhe duket tejet e bukur. Ajo nuk është vetëm fatlume për shtëpinë që i dhuroi Big Brother, por edhe për bukurinë e saj.