Ulje temperaturash dhe shtrëngata shiu, ja si do të jetë moti për sot

Këtë të mërkurë motiparashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur. Në disa vende do të kemi reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.

Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet. Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë.