“Trupat ruse po tërhiqen nga Ukraina”/ Britania: Po kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për furnizim

“Zvogëlimi” i sulmeve ruse dhe përqëndrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin Donestk dhe Luhansk është një “marrëveshje heshtur” se Moska po përpiqet të mbajë më shumë se një aks përparimi”.

Kështu është shprehur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar referuar agresionit rus në Ukrainë.

Bëhet me dije për mediat e huaja se njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për të rifurnizuar dhe riorganizuar.

Kjo gjë që ka vënë presion mbi “logjistikën tashmë të tendosur të Rusisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes shton gjithashtu se forcat ruse ka të ngjarë të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe raketave.

Kujtojmë se tashmë jemi në muajin e dytë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë teksa deri më tani asnjë prej tyre nuk është tërhequr dhe mes palëve nuk është arritur asnjë marrveshje.