Skenë si nëpër filma në Durrës! Acarohet keq vajza në Durrës pse e parakaloi, i thyen xhamat me shkop bejsbolli

Një shqiptar mund të durojë rritjen e cmimit të naftës, rritjen e cmimeve të produkteve të tjera ushqimorë, mund të durojë ta vjedhin për vite të tëra, mund të durojë të rrijë pa ujë e drita, ama kurrësesi nuk mund të durojë dot po e parakaluan me makinë.

Një skenë si nëpër filma ka ndodhur sot në Durrës, ku protagoniste është bërë një vajzë e re e cila nuk e ka pritur aspak mirë që një shofer i rastit e parakaloi.E reja që lëvizte po ashtu me makinë, është parakaluar nga një djalë me makinë të bardhë. Kjo e ka acaruar aq shumë vajzën aq sa ajo ka dalë nga makina e saj dhe i ka thyer xhamat mjetit që kishte përpara me shkop bejsbolli.Pavarësisht se disa qytetarë janë përpjekur ta ndalojnë, por ishte e kot, ajo e arriti qëllimin e saj.

Video e publikuar nga Joq Albania s’ka nevojë për koment e fjalë të shumta.Se cfarë ndodhi më tej mes dy të rinjve ende nuk dihet, por ngjarje të tilla shohim përditë në rrugët tona, sidomos nga “cubat” me makina luksoze.Por kur sheh që një femër arrin deri në këtë pikë, tregon se ni shoqëri kemi prekur fundin. Jo se meshkujve iu lejohet kjo gjë, por kur e bën një femër është shumë e ulët.