“Bota e vjetër ka mbaruar, duhet të krijohet një botë e re”

Mustafa Sentop, kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, deklaroi se mirëkuptimet, qasjet dhe modelet e sotme nuk ofrojnë mundësi për të ndërhyrë në atë që po ndodh në botë.

Mustafa Sentop, kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, deklaroi se mirëkuptimet, qasjet dhe modelet e sotme nuk ofrojnë mundësi për të ndërhyrë në atë që po ndodh në botë.

Sentop mori pjesë në një sesion të titulluar “Garancitë e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në BE, rajon (dhe më gjerë)” në ditën e fundit të Takimit të Kryeparlamentarëve të Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin Lubjanë të Sllovenisë.

Kryeparlamentari turk në fjalën e tij theksoi se ka kaluar një periudhë shumë e rëndësishme, ku rrjedha e historisë po përshpejtohet, duke kërkuar që të merren vendime të vështira dhe strategjike.

“Paradigmat që kemi nuk na ndihmojnë të kuptojmë plotësisht kuptimet e djeshme dhe të sotme, qasjet dhe modelet për ato çfarë po ndodh në botë. Nuk ju lejon të ndërhyni në atë që po ndodh, të ndikoni në të. Bota e vjetër ka marrë fund. Duhet të krijohet një botë e re. Ne i ndiejmë dhimbjet dhe hapat e kësaj shumë afër”, tha ai.

Duke nënvizuar se po përballemi me një krizë të madhe, një luftë (luftë Rusi-Ukrainë) që ndryshon të gjitha pikat e rendit të ditës dhe i bën ato të parëndësishme, Sentop tha: “Kriza dhe lufta në Ukrainë kërcënon rajonin tonë, Evropën, gjithë botën”.

“A mund të ishte parandaluar kjo krizë?” pyeti Mustafa Sentop, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sigurisht që mund të ishte parandaluar. Sigurisht që mund të ishte shmangur. Nëse do të kishim synuar të drejtën ndërkombëtare, drejtësinë reale, qasje strategjike për të mbrojtur paqen botërore dhe institucionalizime ndërkombëtare në përputhje me realitetet e reja të botës, në vend që të parashtronim vetëkënaqësi, verbëri strategjike, interesa dhe llogaritje të thjeshta në çerekshekullin e fundit, e gjithë kjo nuk do të jetohej sot”, tha ai.

“Nëse e drejta ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe demokracitë do të ishin mbrojtur në parim në Afganistan, Irak, Siri, Amerikën Qendrore dhe Jugore, kriza në Ukrainë nuk do të kishte lindur sot.

Nëse do të mund të ndërmerreshin hapa vendimtarë dhe efektivë përballë krizës në Gjeorgji në vitin 2008, nëse në vitin 2014 do të merrej një qëndrim vendimtar dhe efektiv për Krimenë, nuk do të kishim hasur në tablonë e sotme”, deklaroi Sentop.

Kryeparlamentari turk gjithashtu tha se BE-ja është e paaftë për të menduar strategjik, për të parë të rëndësishmen dhe për të parashikuar të ardhmen.

“Ne po përballemi me një BE që nuk përfshin vende si Turqia dhe Ukraina, të cilat kanë rëndësi dhe peshë të madhe gjeostrategjike”, tha ai.