FOTO/ Kërkesa e pazakontë e burrit për këngëtarin Maluma: Puthe gruan time!

Këngëtari latin Maluma po vijon turin e koncerteve të tij në vende të ndryshme të botës.

Shpesh herë është parë që artisti puth fansat, të cilët i ngjit në skenë por gjatë koncertit në Luksemburg, ishte një burrë që mbante pankartën në dorë “Puth gruan time”.

Kjo pankartë ka marrë edhe vëmendjen e Malumës që sigurisht ia ka realizuar dëshirë.
Ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shohim Malumën teksa puth në buzë vajzat, këtë herë puthja ishte në faqe.
Këtë e bëri për të respektuar edhe kërkesën e burrit të saj.