Ndodh 1 herë në jetë! Këngëtares së njohur i grisen pantallonat në skenë, mënyra si e përballoi ishte fantastike

Të jesh këngëtar dhe të këndosh ‘live’ dhe aq më tepër në një super spektakël si “American Idol”, nuk është aspak e lehtë, pasi gjithmonë ka surpriza, të papritura gjëra që mund të ndodhin njëherë në jetë.Këngëtarja e njohur Katy Perry u përball me një incident të papritur në episodin e ri të “American Idol” pasi iu grisën pantallonat. Po, po, e lexuat mirë, ju grisën pantallonat.

Teksa po interpretonte këngën e saj hit “Teenage Dream”, Perry u përkul dhe grisi pjesën e pasme të pantallonave të saj të kuqe prej lëkure. Anëtarët e stafit nxituan dhe i erdhën direkt në ndihmë për të ngjitur zonën e grisur me një shirit ngjitës në ngjyrë të verdhë.Mënyra si e përballoi gjithë këtë siklet ishte fantastike nga ana e Katy Perry, i gjithë publiku i pranishëm në sallë e duartrokiti dhe e mbështeti për mënyrën si ajo e kaloi me të qeshura këtë incident.

Momenti sigurisht që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe po klikohet pa fund në Youtube. Komente të shumta për këtë situatë, ku shumë prej tyre i thonë këngëtares të marrë masat e duhura para se të zbresë në skenë herë tjetër, pra t’i provoj pantallonat para se të turpërohet kështu në sytë e publikut.

Më pas, Katy e vazhdoi normalisht perfomancën e saj, e cila do të mbahet mend gjatë, pasi nuk ndodh shpesh në jetë të grisen pantallonat në skenë kur je duke perfomuar live.