Zelensky: Nuk mund të pajtohemi me pozicionin pasiv të sanksioneve kundër Rusisë, ukrainasit po e paguajnë me jetë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit për më shumë se një muaj po luftën kundër pushtimit rus, deklaroi se sanksionet e vendosura ndaj Moskës janë të ‘dobëta’.

“Ukraina nuk mund të pajtohet me pozicionin pasiv të sanksioneve për disa subjekte ruse. Mendoni se çfarë e shkaktoi gjithë këtë luftë. A nuk e meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë ushtria ruse.

Nëse paketat e sanksioneve janë të dobëta ose nuk funksionojnë mjaftueshëm rusët do të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë deri më tani, dhe ukrainasit po e paguajnë me jetët e tyre, me mijëra jetë.

Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.”, ka thënë ai.