E rëndë! Makina merr раra karroсën te vijat e bardha, hυmb jetën fëmija i porѕalindur

Kishte vetëm disa muaj që kish ardhur në jetë. Një aksѕident tragjik ka ndodhur në Padova, ku humbi jetën një foshnje pasi një makinë e ka përplasur karrocën në të cilën ndodhej, duke e tërhequr zvarrë për disa metra.

Shoferi nuk e vuri re se një grua po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe u përplas me karrocën. Bebja u dërgua me urgjencë në spital, por ishte tepër vonë. Nëna e mjerë nuk është lënduar rëndë.

Makina drejtohej nga një shtetas maroken, 46 vjeç; ai nuk po udhëtonte me shpejtësi të madhe, por kishte parakaluar një makinë tjetër.

Gruaja ishte duke shkuar për të marrë djalin tjetër në kopësht. Policia lokale po heton për dinamikën e ngjarjes.