Njihuni me princin e ri të ‘Love Story’, kush është fronisti që kërkon një vajzë shqiptare

Adriano Balani është fronisti i ri që sapo është prezantuar në “Love Story” mbrëmjen e sotme. Ai jeton në Florida, por me origjinë është nga Durrësi.

“Kam mbaruar gjimnazin në Durrës, ku kam qenë pjesë edhe e skuadrës së futbollit të të rinjve të Teutës.” Ndërsa studimet e larta Adriano i ka përfunduar në Amerikë.

Pas kësaj, ai ka hapur kompaninë e tij dhe drejton një kompani IT.

“Në jetën time nuk kam dashuruar kurrë një vajzë shqiptare apo të kem qenë në një lidhje serioze. Vjen një moment që ndoshta duhet ta provojmë dhe kjo është arsyeja kryesore përse unë jam këtu.”

Sot ai ka takuar të gjitha vajzat e programit “Love Story” duke u prezantuar me to.