Parashikimet e Baba Vangës: çka do të ndodhë me Evropën, Rusinë, alienët…

E moshuara e verbër, Baba Vanga kishte parashikuar përgjatë jetës së saj se bota do të përballet në një luftë me Rusinë, diçka që po duket e realizuar.

Në moshën 12 vjeçare, ajo humbi shikimin pas goditjes së një tornadoje dhe që atëherë filloi të parashikonte ngjarjet. Gjatë jetës së saj, ajo thuhet se ka një shkallë suksesi prej 85% me vizionet e saj pasi besohet se ka parashikuar saktë sulmet e 11 shtatorit dhe sulmet kimike siriane.

Ndoshta më shqetësuesja në këtë moment ishte profecia e saj mbi Luftën e Tretë Botërore që ajo kishte parashikuar. Bullgarja Baba Vanga thoshte se: “Rusia jo vetëm që do të mbijetojë, por do të dominojë botën”.

Ky parashikim shihet me shqetësim pasi frika për një luftë bërthamore është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Tani njerëzit kanë frikë se një nga vizionet e saj po bëhet realitet pasi ajo tha në vitin 1979 se Rusia do të bëhej “zot i botës” pasi Evropa të bëhej një “djerrinë”.

“Gjithçka do të shkrihet, sikur akulli, vetëm një do të mbetet e paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Të gjithë do të zhduken prej saj dhe jo vetëm që ajo do të mbijetojë por edhe do të bëhet zot i botës”, thuhet se ka parashikuar Baba Vanga.

Gruaja 85-vjeçare vdiq në vitin 1996, kështu që nuk arriti të shihte nëse shumë nga profecitë e saj arritën të përmbushen për vitin 2022, pasi ky vit ishte menduar të ishte shumë kaotik.

Ajo parashikoi gjithashtu një tjetër pandemi, këtë herë të zbuluar në Siberi, e shkaktuar nga një virus i ngrirë që do të çlirohet nga ndryshimet klimatike.

Ndërkohë, shumë qytete do të goditen nga mungesa e ujit me pasoja të mëdha politike pasi vendet janë të detyruara të gjejnë alternativa dhe alienët do të pushtojnë planetin duke dërguar një asteroid për të kërkuar jetën në Tokë. Sjellja e tyre do të jetë jo miqësore.

Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangelia Gushterova, ka parashikuar gjithashtu zi buke në Indi, ku temperaturat supozohet se do të arrijnë 50 gradë duke shkaktuar që karkalecat të sulmojnë të mbjellat, shkruan Daily Star.

“Më shumë tërmete dhe cuname do të prekin botën. Do të ketë përmbytje të mëdha në Australi dhe pjesë të Azisë”, thuhet në parashikimin e saj.

Shumë njerëz besojnë se parashikimet e Baba Vanga vazhdojnë të realizohen 25 vjet pas vdekjes së saj. Vizionet e mëvonshme përfshijnë ndryshimin e orbitës së Tokës në vitin 2023, astronautët që udhëtojnë në Venus në vitin 2028, myslimanët që do të sundojnë Evropën në 2043 dhe fundin e universit në 5079./m.j