‘Dua t’i hekuroѕ rrobat e të gatuaj për të. 1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e ѕhoqja ende e pret

Një vit më parë flakët e zjarrit do të shuanin përgjithmonë jetën e 32-vjeçarit Arjan Sala. I riu u sakrifikua për të shpëtuar jetën e kolegëve të tij pas zjarrit që përfshiu një magazinë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë, por e shoqja Merita e pret ende. Në një intervistë e veja e Salës tregon se të gjithë mirësinë që e karakterizonte atë si njeri, si bashkëshort dhe baba në nëntë vite njohje që kishin bashkë. Në moshën 25 vjeçare, përtej humbjes së të shoqit, Merita do të rrisë e vetme djalin 4-vjeçar.

“Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….”- tregon me lot në sy e shoqja.

Një vit më parë, më 27 Mars 2021 u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës, pas tri ditësh kërkimi intensive në magazinën që u përfshi nga zjarri. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë fiksuan Arjanin teksa vraponte të futej në zonën e rrezikut për të shuar flakët dhe për të nxjerrë punonjësit e tjerë. Sot Arjan Sala, është hero!