Perlë! ‘Në tualetin e një femre qi don të mbetet e freskët’/Reklama e viteve ’30, që ‘çmendi’ Fevziun

Imagjinojeni. Rreth 100 vite më parë. Një reklamë që ke dëshirë ta shohësh (ka edhe nga ata që mund të luajnë me lojëra fjalësh)

Gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në kujtesë një reklamë të viteve ’30, e cila është totalisht ndryshe nga ato që jepen në ekranet tona. Në foto është një grua, e mbuluar me veshje deri në qafë, me tualet minimalist, dhe me flokët e kuruara. Ajo reklamon sapunin venus.

‘Në tualetin e përditshëm të nji femne qi don të mbetet gjithmonë e freskët dhe e re, sapuni VENUS asht i pazëvendësueshëm’-shkruhet në reklamën e viteve ’30 e cila ka në kopertinë një grua.