Ende pa shtëpi, çfarë po ndodh më Arjolën e BBV?! Jua tregon vetë aktorja tropojane

Fituesi i madh i BBV ishte balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri. Megjithatë, duhet pranuar se fituese e madhe mund të konsiderohet edhe Arjola Demiri, të cilës prioduksioni i bëri dhuratë një apartament.

Pikërisht atë që kishte kërkuar vetë aktorja, me synimin për të pasur një strehë mbi kokë, bashkë me fëmijët, si një grua e divorcuar tashmë. Shumë kanë pritur që Demiri të tregojë përmes rrjeteve sociale pamje nga banesa e re, por deri më tani asnjë sinjal.

Më tej, diçka për ofertat e marra pas BBV: “Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment”.

Po cili është raporti që ka me ish-banorët e tjerë të BBV? Arjola sqaron: “Me Ilirin dhe Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në ‘Portokalli’. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë”.