Raketat që udhëtojnë tri herë më shpejt se zëri dërgohen në Ukrainë

Britania e Madhe ka qenë një ndër vendet e para që ka ofruar përkrahje ushtarake dhe financiare në drejtim të Ukrainës për t’u përballur me agresionin e paprovokuar rus.

Së fundmi, mësohet se Britania do të ndihmojë ushtrinë ukrainase, për herë të parë, me raketa të tipit “Startreak” për të goditur më ashpër ushtrinë e Putin, shkruan A2CNN.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se “Starstreak”, një raketë që mund të hidhet nga ushtarët në terren, udhëton tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të përdoret për të rrëzuar avionët e armikut që fluturojnë ulët.