S’ndalen sukseset për xhudistet kosovare/ Fitojnë dy medalje në Kupën Evropiane U21 në Athinë

Xhudoja po del të jetë sporti që më së shumti po i sjell Kosovës sukses. Së fundmi një grup i xhudistëve ka marrë pjesë në Kupën Evropiane U21 në Athinë, shkruan Sinjali Sport.

Atje dy xhudiste kanë arritur të marrim medalje, Fatjona të artën e Erza të bronztën.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Kuka, i cili tha se është bërë “traditë që shtetet që ende s’na njohin, shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin”.

“Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve. Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet.

Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj, e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”, ka shkruar trajneri.