E konfirmon Rusia/ Ja sa tanke thotë se i kanë humbur në Ukrainë

Yaroslav Trofimov, korrespondent i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” ka shpërndarë një informacion zyrtar të Oryx, organizatë që regjistron shkatërrimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Oryx njofton se ushtria ruse tani ka konfirmuar edhe vizualisht se ka humbur të paktën 300 tanke që kur filloi agresionin në Ukrainë, një muaj më parë.Siç vë në dukje Trofimov, ky është i gjithë rezervuari i ushtrisë franceze dhe gjysma e stokut të ushtrisë britanike.

“Për ta vënë në perspektivë, Rusia konfirmoi vizualisht se brenda një muaji ka humbur në Ukrainë tanke sa ka në tërësi ushtria franceze dhe gjysma e stokut të ushtrisë britanike”, shkruan gazetari.

Ndryshe, Rusia gjatë javës së kaluar ka zbardhur informacione mbi humbjet e saj ushtarake në Ukrainë – vetëm për herë të dytë që nga fillimi i agresionit.