Iliri bën deklaratën e fortë për Monika Lubonjën?

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

E pas përfundimit të “BBV”, Iliri dhe Monika kanë hedhur “kunja” drejt njëri-tjetrit përmes intervistave të dhëna, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Iliri ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

Balerini ka kapur një moment ku shihet teksa godet ballin me dorën e tij.

“Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, ka shkruar Iliri bashkëngjitur me videon në fjalë, duke e shoqëruar gjithashtu me disa emoji duke qeshur.

Megjithatë, balerini nuk ka specifikuar se kujt i drejtohet ky postim duke lënë kështu hapësirë për të aluduar.

Në rrjet po komentohet se kjo ironi është për aktoren Monika Lubonja, e cila ka bërë mjaft intervista dhe dalje publike, ku ka rrëfyer pa rezerva ndjesitë e saj për situata të caktuara në shtëpi dhe raportin me ish-banorët e tjerë.

Monika në intervistat e saj ka folur shumë për Ilirin.

Kështu vazhdojnë thumbat mes dy ish banorëve./Lajmi.net/