Të lodhur dhe pa furnizime, forcat ruѕe tërhiqen nga veriu i Ukrainës: Kanë nevojë për rotaсion, ka shumë të рlagoѕur

Ndërsa ofensiva e Rusisë në Ukrainë ngec, ushtria ukrainase thotë se njësitë ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi – një aleat i Rusisë – në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.

Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se radhët ruse kishin nevojë për rotacion.

Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione.

Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi, e cila është në veri të luftimeve të ashpra rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev.

(BalkanWeb)