“Prindërit t’i mësojnë fëmijët që të marrësh bukë me vete s’është turp, por e shëndetshme”

Kjo javë që po lemë pas është java globale e parasë. Ne jetojmë në një epokë ku fëmijët janë mësuar me të mira materiale, ushqime të gatshme etj., por edhe të kenë para me vete kur shkojnë në shkollë për të blerë ëmbëlsira, byrekë apo ndonjë pije.

Në një intervistë për Report Tv sociologia Entela Binjaku thotë se në shkolla duhet të rivlererësohet kurrikula mësimore e të flitet më shumë për paranë dhe menaxhimin e saj.

Më pak presion social nga mania për të shpenzuar sa më shumë para gjatë pushim në shkolla dhe se të marrësh bukë me vete nuk është aspak diçka e keqe, por përkundrazi e shëndetshme.

“Fëmija në të përditshmen e vetë herë kërkon se i nevojitet, herë kërkon se nuk kërkon të mbetet pas të tjerëve, herë për shkak të presionit të të tjerve mbi to është i lartëdhe shumë herë prindërit vendosen në vështirësi, pikërisht për shka k të këtyre vështirësive me të cilët përballen fëmijët e tyre.

Përsëri këtu elementi bazë është edukimi që të rishikohet nevoja e përmirësimit të kurrikulave tona mësimore.”- tha sociologia Entela Binjaku .
Ka edhe prindër që kanë zgjedhur forma të tjera të edukimit të fëmijëve mbi paratë. Nuk u japin asnjë qindarkë dhe ua përgatisin bukën me vete që në shtëpi, megjithëse kjo ka edhe anët e saj negative, pasi e bën fëmijën të ndihet i veçuar nga të tjerët.