Rusët se përballojnë më luftën, shkëmbejnë karburantin dhe artilerinë me alkool

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë me dije se trupat ruse janë duke shkëmbyer karburantin me alkool.

Në një deklaratë për mediat nga ministria pohuan këtë të dielë se korrupsioni po ndikonte te trupat ruse të vendosura në Bjellorusi dhe se ushtarët kishin shitur karburant dhe furnizime, ose kishin shkëmbyer pajisje ushtarake me alkool.

Ushtria ukrainase pretendoi gjithashtu se Rusia kishte humbur 582 tanke, 1,664 automjete të blinduara, 294 artileri, 93 sisteme raketash të shumëfishta (MLRS), 52 sisteme anti-ajrore, 1,144 automjete të tjera tokësore dhe 73 cisterna karburanti.