–





Edhe pse rreth tyre ka legjenda urb ane, barsaleta apo shakara herë me apo kripë, të gjithë jeni të ndërgj egjshme se biondet janë femra shumë sharmante. Por sa e lehtë është të kujd esesh për flokët biondë? Jo edhe aq sa mendoni, por me këto 3 këshilla ndoshta ju vijmë në ndihmë.
1.Përdorni një shampo të posaçme për flokët biondë: Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdor mamaja ose motra. Nëse ngjyrën e artë të flokëve nuk e keni natyrale , por të realizuar në një sallon, duhet të dini disa tr uke në mënyrë që flokët të mos ju dëmtohen e ngjyra të jetë po aq e bukur sa ditën e parë. Shampot dhe balsamët në ngjyrë vjollcë parandalojnë hijet e bakrit dhe të kuqes, nuanca që asnjë bjonde nuk i dëshiron. Duke qenë se lejlaja është ngjyra e kundërt në spektrin e ngj yrave me të verdhën bën të mundur korr ektimin e kesaj ngjyre duke parandaluar çdo ton tjetër.





Mund ta filloni duke e përdorur një herë në jave e pas disa javësh mund ta përdorni edhe më shpesh. Sa më i fortë pigmenti aq më i madh është efekti, ndaj zgjidhni shmapon e duhur duke u nisur nga ngjyra e flokëve. Nëse flokët i keni në ngjyrën platin, zgjidhni një shampoo me pigment te fortë lejla në blu. Shampon duhet ta lini në flokë të veprojë nga 3 minuta deri në 10 në varësi të nevojave! Mos u shqetësoni per pigmentin lejla, sepse nuk depërton në flokë.
2.Bëni maska me proteina: Flokët që kanë një ngjyrë të çelur kanë tendencë të këputen dhe të jenë më të dobët krahasuar me flokët ngjyrë të errët. Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.
3.Evitoni ujin që përmban shumë minerale: Larja me ujë të tejm bushur me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shm angur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.




