“Më mirë të jesh e divorcuar se e tradhtuar dhe…”/ Monika zbulon nëse do lejonte që Tea të hynte në “Për’puthen”

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Për’puthen Prume”, ku ka folur edhe njëherë për vështirësitë si pasojë e divorcit me ish-bashkëshortin.

Ajo zbuloi se është ndier e paragjykuar nga shoqëria, por që tani kjo gjë nuk e shqetëson më. Monika shtoi se e rëndësishme është që të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmonë guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më.

E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.

Ndërsa kur e pyetën se si do të reagonte nëse vajza e saj, Tea, do të merrte pjesë në program, Lubonja tha se ajo dhe vajza e saj janë mendjehapura dhe nuk do e kishin problem.

“Unë jam shumë mendjehapur, Tea po ashtu. Dua t’i përgëzoj këta të rinj për guximin që kanë, thyeni tabutë. A ka mundësi të thyeni tabutë?”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP”.