Zjarri në komiѕariat: Viktima, një 26-vjeçar i ndaluar рër dhυnë në familje

Një person i ndaluar ndërroi jetë në spital mbrëmjen e kësaj të shtune pasi Komisariati i Kamzës ku ai po qëndronte u përfshi nga flakët. Burime për Klan News bëjnë me dije se viktima është Arben Mici një 26-vjeçar, i arrestuar për dh unë në familje. Ai u dërgua në spital, por plagët ishin të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë.

Si pasojë e flakëve në komisariat janë lënduar edhe dy persona, i ndaluari Dilaver Idrizi dhe polici Hajredin Boja.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur tek dhoma e personave që mbahen të ndaluar. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental, por mësohet se autoritetet kanë nisur hetimet.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve./tvklan.al