Gjykata e Zviсrës dënon rëndë me burg shqiptarin që νrau gruan në vitin 2019

Një gjykatë zviceriane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që një 40-vjeçar shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi.

Për shkak të çrregullimit mendor të personit me emrin Ilir B, gjykata vendosi edhe masë terapeutike stacionare. Kryetari i trupit gjykues, Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje, ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm” të të pandehurit.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e 7 muaj burgim, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë çështjesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor, citon albinfo.

Më 26 gusht të vitit 2019 ai e qëlloi 5 herë bashkëshorten, e cila jetonte e ndarë nga ai.